Mbrëmë gjatë natës era ka qenë problematike dhe kështu vazhdon të jetë edhe sot. Kështu pritet të vijojë deri sonte vonë në mbrëmje, kryesisht në hapësirat detare. Më e theksuar kjo në hapsirat detare të Jonit, pasi shpejtësia e erës arrin rreth 9-10 km/h në det të hapur.
Tabloja sinoptike pritet të ndryshojë sonte në mbrëmje dhe pritet përmirësim të kushteve të motit. Do të ketë një zhvendosje të vranësirave dhe të reshjeve drejt kufinjve lindor dhe jug-lindor, duke bërë që të fillojë kthjellimi i motit.
Pjesa e dytë e së shtunës, por edhe dita e diel premtojnë mot të kthjellët, sikundër edhe dita e diel parashikohet që të jetë kryesisht me kthjellime, vranësirat janë të lehta dhe kalimtare dhe e diela është vetëm fillimi i një periudhe prej 4-5 ditësh me mot të kthjellët dhe të ngrohtë.
Temperaturat në mëngjeisn e sotëm kanë shënuar një rritje të ndjeshme. Mëngjesi i sotëm ndihet zagushi, pasi vlerat minimale janë jo më poshtë se 6-7 gradë celcius në zonat malore, ndërkohë në shtrirjen perëndimore përfshirë dhe kryeqytetin, termometri sot ka shënuar rreth 11-15 gardë celcius, vlera këto mjaft të larta. Mesdita e sotme do të shëojë rreth 26-27 gradë celcius.
Vranësirat vijnë nga jugu i kontinentit, vijnë në fakt masa ajrore të nxehta nga kontinenti afrikan të cilat kalojnë nëpër Mesdhe ku ushqehen me lagështirë, prandaj edhe reshjet e para që pritet të bien do të jenë më pluhur dhe shiu i shoqëruar me pluhur dhe baltë, ben me dije meteorologia Tanja Porja./albeu.com/