Këto ditë kemi patur temperatura të larta. Çfarë na pret gjatë ditës së sotme, kemi kryesisht kthjellime në veri dhe në qendër, ndërsa në zonat jugore presim një pjesë të dytë të ditës të kemi vranësira të dukshme, sikundër presim edhe prezencë të rreshjeve të përkohshme të shiut gjatë pasdites në lindje dhe zonat jugore. Përsa i përket temperaturave ka një rënie të lehtë të vlerave termike, zbret maksimumi në rreth 30 gradë celcius, por edhe pse zbret në 30 grade është një vlerë mjaftë e lartë, kjo referuar muajit Maj në të cilin ndodhemi, po ashtu era do të jetë lindore.
Forcohet ne pjesën e dytë të ditës dhe në mbrëmje, era lindore dhe veri-lindore gjë e cila do të sjellë një freskim të kushteve të motit. Sot pasdite gjatë natës por edhe gjatë ditës së nesërme. Konkretisht për pjesën e parë të ditës kemi kthjellime dhe vranësira të lehta dhe kalimtare ne pjesën më të madhe të Shqipërisë, momente të shkurtra me pika shiu do të kemi në zonat verilindore, ndërsa termometri në orët e mëngjesit ka shënuar vetëm një rënie të lehtë, kjo kryesisht në zonat malore, ku vlerat e mengjesit të sotëm kanë zbritur në 8-9 gradë.
Por përgjithësisht jemi në 10 gradë në shtrirjen malore, ndërsa zonat perëndimore nga 13-16 grade celcius temperatura këto mjaft të larta. Pjesa e dytë e ditës sikundër e thamë do të ketë shtim të vranësirave dhe zhvillim te vranësirave kryesisht në zonat lindore dhe juglindore, por edhe në një pjesë të qendrës ku presim gjatë pjesës së dytë të ditës, momente të shkurtra me rreshje shiu të paperfillshme.
Termometri ne mesditë do të shënoje një rënie te lehtë ku do të zbresë maximumi ne 24-25 gradë celcius për zonat malore, ndërkohe kemi rreth 27 gradë në vijën bregdetare. Dicka më e nxehtë paraqitet qëndra e territorit Shqiptar ku termometri do të luhatet rreth 29 gradë, pra mbi 29 gradë në një pjesë të mirë të shtrirjes qëndrore.
Dita e enjte pritet të vije me një freskim të lehtë te motit ku minimalja do të zbresë deri në 6 gradë dhe maximalja do të jetë deri në 29 gradë.
Ditën e premte pritet një kthejllim i motit ku temperaturat minimale do të ngjiten në 8 gradë dhe maximalja do të jetë deri në 30 gradë sipas meteorologes së njohur Tanja Porja.
Fundjava pritet të nis me temperatura të larta ku ditën e shtunë pritet të kemi temperatura që do te shkojnë deri në 31 grade, ku minimumi do të jenë temperaturat 9 gradë./albeu.com
Per me shume detaje rreth motit vizitoni: https://albeu.com/moti/