Ukraina thotë se një sulm raketor rus gjatë natës ka vrarë të paktën dy persona në qytetin Zhytomyr, i cili shtrihet 120 km në perëndim të Kievit.
Sulmi, që synonte një bazë ajrore në qytet, goditi shtëpitë e banimit aty pranë.
Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës ka shkruar në Twitter se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur.
Një zyrtar qeveritar, Anton Gerashchenko, kishte thënë më herët në llogarinë e tij në Telegram se numri i të vdekurve ishte edhe më i lartë.
“Deri më tani, katër persona kanë vdekur, duke përfshirë një fëmijë,” tha ai.
Llogaritë e qeverisë së Ukrainës në Facebook dhe Telegraph kanë shpërndarë një video për të cilën ata thanë se ishte nga pasojat e shpërthimit.
Ministria e Jashtme e Ukrainës ka postuar në Twitter duke thënë se një nga ndërtesat e goditura ishte maternitet./albeu.com