Forcat ruse kanë penguar disa përpjekje të trupave ukrainase në dy ditët e fundit për të rimarrë ishullin Zmiinyi në Detin e Zi, ka pohuar në një përditësim Ministria ruse e Mbrojtjes.
Zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov thotë se Ukraina ka bërë “disa përpjekje të dëshpëruara” për të kryer sulme ajrore dhe detare në ishullin Zmiinyi.
Ai thotë se më shumë se 50 ushtarë ukrainas u vranë gjatë përpjekjeve për t’u konsoliduar në ishull.
Gjithashtu pretendon se Rusia ka rrëzuar katër avionë luftarakë ukrainas, duke përfshirë tre Su-24 dhe një Su-27, tre helikopterë Mi-8 me parashutistë në bord dhe një helikopter Mi-24, si dhe ka kryer sulme ndaj anijeve të marinës.
“Trupat e 24 ushtarakëve të vdekur ukrainas u lanë në bregun e ishullit Zmiinyi”, shkroi Konashenkov në Telegram.
BBC shkruan se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.
Më herët gjatë luftës, rojeve kufitare ukrainase në ishull u nderuan pas vdekjes nga Presidenti Zelensky pasi u dëgjuan në regjistrimet audio duke i thënë një luftanijeje ruse “shkoni në ferr”.