Rusia po mban referendume në Ukrainë, NATO zbulon hapin e parë që do të ndërmarrë

NATO do të ofrojë më shumë ndihmë për Ukrainën në përgjigje të “referendumeve të rreme” të Rusisë në territorin e pushtuar.

Ky është premtimi i sekretarit të përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg.

Referendumet, që po mbahen në katër rajone të Ukrainës, po pyesin nëse njerëzit atje duan të jenë pjesë e Rusisë.

Aleatët perëndimorë thonë se janë një hap drejt aneksimit të territoreve.

“Përgjigja jonë, përgjigja e NATO-s, është të rrisim mbështetjen. Mënyra më e mirë për t’i dhënë fund kësaj lufte është të forcohen më tej ukrainasit në fushën e betejës, në mënyrë që ata, në një fazë, të mund të ulen dhe të arrijnë një zgjidhje e cila është e pranueshme për Ukrainën dhe që ruan Ukrainën si një komb sovran dhe të pavarur në Evropë”, tha Stoltenberg.

Lidhur me frikën se Rusia mund të lëvizë për të aneksuar rajonet, ai tha: “Kjo është pikërisht ajo për të cilën duhet të jemi të përgatitur, se Rusia do të përdorë këto vota të rreme për të përshkallëzuar më tej luftën në Ukrainë. Por këto vota nuk kanë legjitimitet dhe sigurisht që nuk ndryshojnë asgjë. Kjo vazhdon të jetë një luftë agresioni nga Rusia kundër Ukrainës,” shtoi ai.

Aleatët e NATO-s kanë mbështetur Ukrainën me armë, municion, pajisje të tjera ushtarake dhe trajnime që kur Rusia pushtoi në fund të shkurtit./albeu.com


Shtuar 23.09.2022 21:30