Rusia nuk ka ndërmend t’i ndalojë sulmet, mbyllet një nga dy reaktorët e termocentralit bërthamor të Zaporizhias

Një nga dy reaktorët operativë në kompleksin e centralit bërthamor Zaporizhzhia është mbyllur si rezultat i bombardimeve ruse, ka thënë operatori shtetëror ukrainas Energoatom.

“Si rezultat i një bombardimi tjetër me mortaja nga forcat ruse … në vendin e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, mbrojtja emergjente u aktivizua dhe njësia e pestë operacionale e energjisë u mbyll”, shkroi Energoatom në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Energoatom shtoi se njësia e energjisë nr. 6 vazhdon të punojë në sistemin energjetik të Ukrainës dhe po furnizon me energji elektrike për nevojat e vetë termocentralit.