Njësitë e magazinimit të naftës dhe gazit në të gjithë Ukrainën janë në shënjestër të forcave ruse, tha deputetja ukrainase Lesia Vasylenko.
Zonja Vasylenko tha se rajonet Dnipro dhe Kharkiv të vendit ishin prekur veçanërisht nga goditjet në dy ditët e fundit.
Ajo paralajmëroi gjithashtu për “zjarret toksike” që po prodhoheshin si rezultat i goditjeve.
Komentet e deputetit ukrainas vijnë pasi forcat ruse vazhdojnë me ofensivën e tyre në Ukrainën lindore, me njësitë luftarake nga të dyja palët të angazhuara për “luftime intensive në Donbas”./albeu.com
Last couple of days #Russia has targeted oil and gas storage units across #Ukraine producing toxic fires, black smoke and further petrol challenges in the country. #Dnipro and #Kharkiv region have been particularly affected pic.twitter.com/0JFXtaxZ0g
— Lesia Vasylenko (@lesiavasylenko) June 19, 2022