Rusia ka ndërprere furnizim me gaz natyror për Finlandë, ndërsa kompanina shtetërore finlandeze Gasum tha se vendimi ka ardhur pikërisht pas vendimit të vendit nordik për të mos e paguar me rubla ndaj Gazprom.
Kompania është shprehur se tani do të furnizohet nga burime të tjera përmes tubacionit alticconnector, i cili lidh Finlandën me Estoninë.
“Ne jemi përgatitur me kujdes për këtë situatë dhe do të mund të furnizojmë me gaz të gjithë klientët tanë në muajt dhe vitet e ardhshme”, siguroi CEO i Gasum, Mika Wiljanen, duke e cilësuar vendimin si “të mjerueshëm”, raporton tgcom.
Shumica e gazit që përdoret në Finlandë vjen nga Rusia, por gazi përbën vetëm rreth 5 për qind të konsumit të tij vjetor të energjisë. Rusia ka pezulluar më parë furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, të cilat refuzuan të paguajnë në rubla.