Rusia kërcënon njerëzimin, bombardon zonën pranë termocentralit bërthamor

Një zonë përballë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya është bombarduar nga forcat ruse.

Lajmin e bëjnë të ditur raportet në shërbimin e mesazheve Telegram.

Një mesazh pasues nga kompania e energjisë bërthamore e Ukrainës, Energoatom, thotë se nuk është ende e qartë nëse nivelet e rrezatimit janë prekur që nga shpërthimi.

Rusia mori kontrollin e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë më 4 mars, pasi u godit nga bombardimet.

Centrali, i vendosur rreth 550 km (342 milje) në jug-lindje të kryeqytetit Kiev, në brigjet e lumit Dnieper, prodhon rreth 20% të të gjithë energjisë elektrike në Ukrainë.


Shtuar 14.03.2022 16:23