Një sulm raketor rus goditi qytetin port jugor të Ukrainës, Odesa, tha zyrtari i qytetit, përmes një postimi në Telegram.
“Një sulm me raketa nisi në Odesa. U goditën objektet e infrastrukturës. Mos shpërndani foto dhe video, mos ndihmoni armikun. Informacioni është duke u sqaruar.”, shkruan ai.
Sulmi i supozuar vjen pasi zyrtarë të lartë ushtarakë rusë zbuluan se qëllimi i pushtimit të Ukrainës është të marrë “kontrollin e plotë” mbi Ukrainën jugore, si dhe rajonin lindor të Donbasit.
Gjeneral Major Rustam Minnekaev, komandanti në detyrë i Qarkut Ushtarak Qendror të Rusisë, tha se kontrolli mbi jugun e Ukrainës do t’u jepte forcave ruse akses në Transnistria, një shtet separatist në Moldavi, ku një kontigjent i forcave ruse është vendosur që nga fillimi i viteve 1990, sipas TASS, një agjenci shtetërore e lajmeve në Rusi./albeu.com