Rusia do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike ndaj Finlandës (DATA)

Eksportet e energjisë elektrike nga Rusia në Finlandë do të pezullohen duke nisur nga ora 01:00 me orën lokale (22:00 GMT) të shtunën.

Operatori finlandez i rrjetit Fingrid tha se kompania ruse Inter RAO po ndalonte furnizimet për shkak të “problemeve në marrjen e pagesave për energjinë elektrike të shitur në treg”.

Njoftimi vjen një ditë pasi Finlanda sinjalizoi synimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n.

Finlanda blen vetëm 10% të energjisë elektrike të saj nga Rusia dhe sipas Fingrid ajo do të kompensojë mungesën duke marrë më shumë energji nga Suedia dhe duke rritur prodhimin në Finlandë.

Finlanda pret të bëhet e vetë-mjaftueshme në energji elektrike në vitin 2023, shtoi kompania./albeu.com