Rusia dekoron ushtarët e plagosur në luftë (FOTO LAJM)

Ushtarët rusë të plagosur gjatë luftës në Ukrainë janë dekoruar nga zëvendësministri rus i Mbrojtjes.
Të ulur në karrige me rrota apo edhe të shtrirë në krevat, ushtarët qëndronin të ngrirë mes frikës, shkruan Daily Mail, për të marrë medaljen nga zëvendësministri.

Alexander Fomin i vlerësoi ushtarët për guximin dhe sakrificën e tyre gjatë luftës përpara se t’u jepte medaljet.

Një ditë më parë, Ukraina bëri të ditur se deri tani janë vrarë mbi 16 mijë ushtarë rusë gjatë luftimeve, ndërsa me mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.


Shtuar 28.03.2022 08:09