Rusia vijon të bombardojë qytetet në Ukrainë duke shkuar gjithnjë e më tepër në drejtim të Perëndimit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se sëfundmi ushtria ruse ka bombarduar një qytet pranë kufirit më Poloninë.
Gjatë sulmit në Lutsk, mësohet se janë vrarë edhe dy ushtarë ukrainas. Më herët, Rusia bombardoi edhe zona civile në Kharkiv dhe Chernihiv duke vrarë njerëz të pafamshëm dhë që nuk janë në fushën e betejës. Ukrainasit vetë thonë se deri më tani, ushtria e Putinit ka vrarë më shumë civilë se ushtarë në Ukrainë.