Rudina Hajdari: PD-në nuk mund ta sjellë në pushtet Sali Berisha

E bija e Azem Hajdarit, Rudina, ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Repolitix” ku ka folur për situatën politike të krijuar në Partinë Demokratike.

Hajdari është shprehur se Basha e ka humbur legjitimitetin brenda partisë, ndërsa për Berishën tha se nuk beson se do ta sjellë PD-në në pushtet.

“Basha e ka humbur legjitimitetin, ose besueshmërinë brenda partisë se nuk ka investuar te anëtarësia. I kuptoj demokratët, por PD duhet të jetë përtej këtyre 2 personave apo interesave të tyre, është shumë e rëndësishme që të mendojmë që ajo që është aseti ynë kryesor është PD dhe nëse ne mendojmë që PD do vijë nesër në pushtet nuk mundet të mendojë që PD do e sjellë në pushtet Berisha është e pamundur, është i kaluarës, është koha të shohim të ardhmen”, tha Hajdari./albeu.com

 


Shtuar 15.12.2021 22:06