Ruçi mban fjalimin e fundit: Përmbyllëm reformën në drejtësi, miratuam ligje kyçe për integrimin e përballimin e COVID

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në seancën e fundit plenare të këtij sezoni, por edhe të fundit për të ka bërë një bilanc të këtyre 4 viteve. Ruçi tha se kjo ka qenë legjislatura e hapjes së Kuvendit, legjislatura e përballimit të COVID, e miratimit të ligjeve kyçe për integrimin europian.

“Legjislatura që po mbyllim ishte shumë efektive sepse kemi miratuar ligjet për të cilat që kishte më shumë nevojë vendi. Me disa prej ligjeve të miratuara në këtë sallë në përmbyllëm në një prej reformave më të rëndësishme që ka marrë Kuvendit i Shqipërisë në historinë e tij 30-vjeçare, reformën ën drejtësi. Gjatë kësaj legjislature u zgjodh KLGJ dhe KLP dhe u mbështeten nevojat. u zgjodhën anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi zgjodhi ILD dhe mbështeti këtë institucion”, ka thënë Ruçi në fjalimin e tij të fundit,.

Rendi i sotme do të jenë ligjet e fundit që do të miratohen me votat e opozitës së re pas braktisjes së parlamentit nga PD dhe LSI në shkurt 2019.

Në rend dite është parashikuar raportimi i Avokatit të Popullit, Departamentit të Administratës dhe Institutit të Krimeve të Komunizmit për punën e tyre vjetore. Nga ana tjetër, sot pritet edhe që të zgjidhjet kryetarja e re e AMA-s, ku në garë janë Alketa Dibra dhe Armela Krasniqi, mes akuzave të opozitës se qeveria Rama po favorizon kandidaturën e kësaj të fundit.

Shtuar 7.07.2021 10:34