“Rublaxhinj e gjobaxhinj”, Rama reagon sërish pas publikimit të udhëtimeve, përgënjeshtron Berishën

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me fluturimet e zhvilluar me charter dhe akuzat e Sali Berishës së ka shpenzuar 22 milionë euro të shqiptarëve.

Përmes një statusi në Twitter, Rama ka thënë se shpenzon 4 herë më parë nga ato që ka deklaruar Berisha.

 

“Shpifja monumentale e miliona € për✈ tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve, po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët:

Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë?

2010 ? 251.365Lek të reja

2021 ? 64.972Lek të reja”, shkruan Rama./albeu.com

 


Shtuar 28.10.2022 14:35