Rrumbullaku takim me drejtorin e policisë së Tiranës, zbulohen detajet e diskutimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ndodhet në drejtorinë e Tiranës, ku po mban një takim me drejtorin Tonin Vocaj.

Fokus i bisedimeve mësohet të jetë ecuria e hetimeve për ngjarjet kriminale që kanë ndodhur kohët e fundit në kryeqytet. Pjesë e diskutimit do të jetë edhe ngërçi i shkaktuar për moszbardhjen e këtyre ngjarjeve, ndërsa në takim janë edhe ekspertët e krimeve që po punojnë për zbardhjen e tyre.

Po ashtu po diskutohet edhe struktura e re e Policisë së Shtetit, e cila mësohet se ka marrë miratimin nga Ministria e Brendshme dhe pritet që shumë shpejt të hyjë në fuqi.

Në strukturën e re parashikohet ngritja e departamenteve të reja që do të luftojnë krimin e organizuar në vend dhe ngjarje të tjera kriminale. /albeu.com


Shtuar 3.04.2023 10:56