Gjatë fundjavës, Policia Rrugore ka ndëshkuar 1120 drejtues mjetesh, raporton albeu.com.
Në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 13 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
– Janë pezulluar 35 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
– Janë vendosur 301 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 67 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
– Janë vendosur 4 masa administrative me vlerë nga 10.000 deri në 40.000 lekë të rinj, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.
/albeu.com/