Kreyeministri, Edi Rama ka bërë një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook ku tregon se po vazhdojnë punimet në aksin rrugor Palasë-Dhërmi.
Rama shkruan se kjo rrugë do t’i japë një zhvillim të madh turizmit në bregdetin e Jonit pasi aty do të ndërtohet dhe një resort me 5 yje.
“Në aksin Palasë-Dhërmi, ku po zhvillohet një program i tërë investimesh në hotele me 5 që do ta ngrenë turizmin e Jonit në një nivel tjetër, po punohet edhe për rrugën e re të lidhur me tunelin e Llogarasë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e do të rrisë cilësinë e shërbimeve në zonë. Kanë përfunduar të gjitha veprat e artit dhe ndërtimi i sistemit terramesh”, shkruan Rama.