Të paktën 50 pasagjerë kanë përjetur momente tmerri kur avioni Cyprus Airways që kryente një fluturim Larnaka-Bejrut u godit nga rrufeja.
Sipas informacioneve të Cyprus Times, gjatë fluturimit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike që mbizotëronin dje në zonë, avioni është goditur nga rrufeja.
Të lidhura
None found
Megjithatë fluturimi nuk u pengua. Ai u ul i sigurt në aeroportin e Bejrutit, ku qëndroi gjatë natës për proceduart e nevojshme të riparimit.
Në bordin e avionit ndodheshin rreth 50 pasagjerë.
