Rrokadë mes PD-së dhe televizionit, Ori Nebiaj pranon mandatin dhe zëvendëson Grida Dumën

Një rrokadë e mirëfilltë ka ndodhur tashmë mes Partisë Demokratike dhe televizionit Top Channel.

Ndërkohë që Grida Duma la PD-në dhe vendosi të shkojë si moderatore në këtë televizion, burime për abcnews.al bëjnë me dije se Ori Nebiaj ka vendosur që të lerë emisionin që drejtonte aty për të shkuar në PD duke pranuar mandatin e deputetes.

Mësohet se Nebijaj sapo ka firmosur formularin e pranimit të mandatit në KQZ dhe tashmë do të marrë vendin e Grida Dumës, e cila nisi mbrëmë emisionin në këtë televizion.

Mësohet se Nebijaj sapo ka firmosur formularin e pranimit të mandatit në KQZ dhe tashmë do të marrë vendin e Grida Dumës, e cila nisi mbrëmë emisionin në këtë televizion.

Nebiaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale.

Nebiaj ishte e renditur e 18-ta në listën e PD-së, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër./abcnews.al