“Rrjedhje” në PS/ Dy socialistët “besnikë” kalojnë te PD, hedhin akuza për Vangjush Dakon

Ndryshe nga sa ka ndodhur deri tani, që PS ka rrëmbyer kandidatë nga opozita, këtë herë ka qenë kreu i PD, Lulzim Basha që ka pritur në zyrë dy ish-funksionarë të PS në Durrës, Serian Mazrekun që kanë braktisur ish-partinë e tyre për t’u bërë pjesë e demokratëve para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ata kanë denoncuar se fushatën e PS në Durrës ende e drejton Vangjush Dako, një person shumë i padëshiruar aty por dhe nga SHBA. Sipas tyre kjo ndodh sepse PS ka etje për pushtet me dhunë.

Lideri i opozitës Basha tha se më 25 prill nuk çlirohet vetëm Shqipëria, por edhe Partia Socialiste. Sipas tij, me ndryshimin e pritur të 25 prillit, fiton Shqipëria, fitojnë edhe socialistët e zakonshëm. “Do ta ndërtojmë këtë vend që është i bekuar nga Zoti me burime njerëzore dhe natyrore” tha Basha ndërsa theksoi se filozofia e tij politike nuk është përçarja, por bashkimi në të mirë të vendit. Kalimin e tyre nga PS tek PD, kryedemokrati e quajti kalim nga projekti i dëshpërimit në projektin e shpresës dhe shfaqje e besnikërisë së tyre ndaj Shqipërisë.

Në fund, Basha u ka uruar mirëseardhjen dy funksionarëve socialistë që iu bashkuan Partisë Demokratike për të sjellë ndryshim në Shqipëri pas 8 vitesh dështime.


Shtuar 9.04.2021 12:49

Tags: , ,