Ditën e sotme do të mbahet seanca e parë gjyqësore në lidhje me padinë kontrollorëve të AlbControl në Aeroportin e Rinasit, të cilët kundërshtojnë vendimin e Këshillit Mbikëqyrës për reduktimin e pagave.

Bëhet fjalë për një padi të depozituar në gusht të këtij viti.

Kujtojmë se kontrollorë të AlbControl hynë në grevë, ndërsa në shenjë kundërshtie për reduktimin e pagave bojkotuan punën, duke bërë kështu që të pezulloheshin dhe fluturimet në aeroportin e vetëm ndërkombëtar që kemi, atë të Rinasit.