Rekord i ri i Bitcoin, edhe 310 dollarë arrin vlerën e Nëntorit 2021

Bitcoin arriti në 68,689 dollarë duke iu afruar nivelit rekord të arritur në Nëntor të 2021. Kriptomonedha më e madhe në botë është rritur në mënyrë të ndjeshme në javët e fundit ndërsa interesi për fonde bitcoin është shtuar.

Ditën e Mërkurë Bitcoin u këmbye me 68,689 dollarë, nga 68,828 dollarë sa arriti të martën, ndërsa niveli më i lartë arritur ndonjëherë është 68,999 dollarë në Nëntor të 2021.

Në fillim të vitit u miratuan ETF-të e para Bitcoin. Lançimi i tyre hapi rrugë hyrjes së investitorëve të mëdhenj duke ringjallur entuziazmin rreth kriptomonedhës.

Analistët besojnë se kemi të bëjmë me kripto maninë 4.0 ndërsa thonë se një lëvizje drejt 80 mijë dollarëve sot nuk duket i pamundur, pavarësisht luhatjeve.

Ether është rritur me 50 përqind këtë vit gjithashtu ndërsa së dje këmbehej me 3,816 dollarë.

Stablecoin-ët si Tether kanë arritur një vlerë tregu prej 100 miliardë dollarësh.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.


Shtuar 6.03.2024 00:54