Rritja e rasteve me Covid-19, Holanda rikthen masat

Holanda ka rikthyer një sërë masash anti-Covid pas rritjes së rasteve të reja. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Mark Rutte.

Ndër masat e shpallura nga Rutte është kthimi i sitancimit social ( një metër e gjysmë) dhe detyrimi i mbajtjes së maskës në stacione hekurudhore dhe muze. Gjithashtu maska me detyrim është për studentët e universitetit, kur lëvizin brenda instituteve dhe për ata që punojnë në kontakt me njerëzit e tjerë.

Green Pass deri më tani u kërkohet vetëm atyre që konsumojnë në ambientet e brendshme të restorative. Por me masat e reja do të kërkohet edhe në ambientet e jashtme të bareve dhe restoranteve Po ashtu edhe në muze .

“Nëse nuk jeni vaksinuar, mendojeni sërish”, nënvizoi Rutte ndërsa theksoi masat.

Nga tani deri më 12 nëntor, qeveria holandeze do të monitorojë numrin e shtrimeve në spital dhe kujdesit intensiv dhe nuk përjashtohen mundësitë për kufizime të reja./albeu.com


Shtuar 2.11.2021 21:48