Rritja galopante e çmimit të naftës është bërë e papërballueshme për qytetarët shqiptare, e aq më shumë për fërmerët.
Fermerët e zonës së Melgushës në Vaun e Dejës kanë dalë ditën e sotme në protestë pikërisht për këtë shkak. Me pankarta në duar ata shprehen se nuk kanë përfituar nga skemat e qeverisë për marrjen e naftës me rimbursim.
Ata akuzojnë qeverinë se naftën e kanë përfituar persona të tjerë në bazë të preferencave politike.
Protestuesit bllokuan aksin rrugor që lidh Shkodrën me Lezhën, ndërkohë që në zonë ka prani të forcave policore./albeu.com