Pritje historike ndaj Italisë, Manuel Neuer një ikonë e futbollit (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, Gjermani fitoi ndaj Italisë me rezultatin e thellë 5-2.

Sigurisht që rezultatin i kësaj ndeshjeje ishte lajmi i ditës por pak veta folën për mrekullinë që portieri 36-vjeçar i Bayern Munich dhe kombëtares gjermane realizoi.

Në minutën e 54-të, ku rezultati ishte 3-0, Italia pati një kundërsulm dhe gjatë një përplasjeje të topit, Nicolo Barella rezultoi me portën e boshatisur pasi Neuer u gënjye nga devijimi dhe ishte me kurriz nga kundërshtari.

Por goli nuk erdhi pasi Neuer ka bërë një kthesë dhe një kërcim në momentin final ku topi ishte pranë të kalonte vijën fatale të portës.

Një pritje padyshim historike që do të mbahet mend gjithmonë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.06.2022 11:35