Rritja e çmimeve, Tabaku: Qeveria dhe pronarët ulen bashkë në tryezë dhe caktojnë çmimet në dëm të shqiptarëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatës fjalës së saj në seancën e sotme plenare foli edhe për rritjen e çmimeve dhe Bordin e Transparencës.

Ajo akuzoi qeverinë sidomos për rritjen e ndjeshme të çmimit të naftës, duke thënë se qeveria dhe pronarët e mëdhenj ulen në tavolinë dhe caktojnë cmimin në dëm të shqiptarëve.

Një bord me asnjë fuqi të marrë nga asnjë ligji, ku qeveria ka muaj që përcakton çmimet. Çudia ka ndodhur ditët e fundit, kur një pjesë e madhe e karburanteve ka çmim më të ulët se ai i caktuar nga Bordi. Një mbledhje si në komunizëm ku ulen pronarët me qeverinë, duke vendosur çmime në dëm të qytetarëve”.

Sipas deputetes, e njëjta gjë po ndodh me produktet e shportës, ndërsa shton se “duhet guxim për të folur për këto probleme me zë të lartë”, duke nënkuptuar lidhjen e deputetëve me pronarët e kompanive të ndryshme.

Qeveria bën akt normativ ku kompenson kompanitë e ndërtimit me 80 milionë euro. Kompanive të miqve, familjarëve, ministrave!

Këto janë në dëm të qytetarëve. Kush mendon për qytetarët. Kush flet për interesin publik. Këto janë çështje që u interesojnë shqiptarëve.

Shumë e kanë gojën të mbyllur këtu, nuk flasin për kompanitë e karburantëve. Sot qytetarët kanë nevojë që deputetët të kenë guxim të ngrenë zërin”.