Rritet numri i infektimeve me COVID-19, dy vdekje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fudit në Kosovë janë regjistruar 1.465 testime nga të cilat 615 janë pozitivë me koronavirus.

Nga kjo shifër i bie që përqindja e rasteve që kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19 është 41.97 për qind.

285 persona janë shëruar dhe aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 5.687.

Kosova së fundmi po regjistron rritje të rasteve me sëmundjen COVID-19, duke shtyrë autoritetet që të bëjnë thirrje që qytetarët të mbajnë maska në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen kundër koronavirusit./albeu.com


Shtuar 18.07.2022 15:21