Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë ka arritur në të paktën 11,104, sipas autoriteteve.
Ne Turqi , numri i të vdekurve është rritur në të paktën 8,574, me gati 50,000 të tjerë të raportuar të plagosur, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një konferencë televizive të mërkurën, gjatë një vizite në zonat e fatkeqësive pranë epiqendrës së tërmetit.
Në Siri, të paktën 2,530 njerëz janë raportuar të vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe rajonet e kontrolluara nga rebelët, thanë zyrtarët.
Agjencitë e ndihmës dhe punonjësit e urgjencës thonë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet më tej me shumë njerëz ende të bllokuar nën rrënoja dhe kushtet e motit pengojnë përpjekjet e shpëtimit./Albeu.com/