Rriten rastet me diabet tip 2, ISHP: Sa është numri total i të prekurve

Instituti i Shëndetit Publik ka nxjerr në pah se mbi 82 mijë persona janë të prekur me diabetin e tipit 2.

I konsideruar si epidemia e heshtur, diabeti vazhdon të shtojë numrin e  të prekurve në radhët e tij. Një raport i publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik ka nxjerrë në pah se nga viti 2014, rastet e reja me diabet të tipit 2 kanë ardhur në rritje.

Dorina Toçi: Për periudhën 2014 deri në 2018 vërehet rritje e numrit të rasteve të reja me diabet në vendin tonë, nga rreth 6700 në 2014 në 7500 në 2018. Prevalenca ka ardhur në rritje nga 45 mijë në 2011 mbi 82 mijë raste në 2019 pra numri i rasteve me diabet në vendin tonë ka ardhur në rritje.

Dibeti tip 2 lidhet me moshën dhe prek personat mbi 45 vjeç.

“Diabeti tip 2 që haset në mosha madhore, më të prekur janë meshkujt dhe incidenca është më e lartë se te femrat dhe pëson një rritje më të lehtë, grupmosha më e prekur është 60-79 vjeç.”

Ekspertët janë të mendimit se janë disa faktorë rrisku që po çojne në rritjen e rasteve me diabet.

“Faktorë të lidhur me stilin e jetesës, me mbipeshën dhe obezitetin, ne vendin tonë obeziteti është rritur, mosha mbi 45 vjeç një histori familjare.”

Por çfarë pasojash ka nëse nuk e kapim në kohë diabetin apo e lëmë atë pas dore?

“Diabeti i patrajtur jep komplikacione që prek veshkat, trurin zemrën, dëmton enët e gjakut shikimin.”

Diabeti tip 1 që prek moshat e reja, është tejet i ulët dhe nuk ka shënuar rritje me kalimin e viteve.


Shtuar 25.07.2022 18:23