Rriten lehtë rastet me Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 15 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jet. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 0 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.259. Në total numri i rasteve aktive është 67.

24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.008 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.493 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 15.06.2022 15:25