Rriten infektimet, ulet numri i viktimave: Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e 24 orëve të fundit

Numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit është rritur në 317, nga 256 raste që u regjistruan ditën e djeshme.

Numri i viktimave të raportuara këtë të enjte është 6, me numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë tashmë në 2297.

Njoftimi i plote:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3024 testime, 529 të shëruar, 317 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3024 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 317 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

87 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 20 raste në Berat, 18 raste në Vlorë, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Durrës, Elbasan, 13 raste në Shkodër, 8 raste në Korçë, Sarandë, 7 raste në Devoll, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 5 raste në Lushnje, 4 raste në Kurbin, Lezhë, Peqin, 3 raste në Mirditë, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Kukës, Mat, Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, Poliçan, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Ura-Vajgurore, Selenicë, Belsh, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, Këlcyrë, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,129 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 69 – 90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (08 Prill 2021)

Raste të reja ditore        317

Të shëruar në 24 orë     529

Të shtruar në spitale      247

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                3024

Testime totale            580,615

Raste pozitive             127,509

Raste të shëruara         96,129

Raste Aktive                 29,083

Humbje jete                  2297

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   20608

Fier      2541

Durrës  1205

Gjirokastër  1205

Shkodër  1021

Vlorë     707

Korçë   719

Kukës    344

Dibër    338

Elbasan  254

Lezhë     102

Berat    39


Shtuar 8.04.2021 18:15