Rriten infektimet me Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit jnë regjistruar 22 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.328.Në total numri i rasteve aktive është 436.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 240 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.870 doza të vaksinës. Deri më sot 821.558 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 

 


Shtuar 20.04.2022 15:45