5 raste me Covid-19 dhe asnjë humbje jete sot në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 5 raste me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.148. Në total numri i rasteve aktive është 66.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.982 doza të vaksinës. Deri më sot 823.035 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com

 


Shtuar 30.05.2022 15:09