Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar në Durrës për “dhunë në familje”. Sipas njoftimit të bluve të qytetit bregdetar, i riu ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin K. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 7 Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftim./albeu.com