Rrëzohet nga shkallët biznesmeni në Sarandë, niset me helikopter drejt Traumës

Një incident ka ndodhur në Sarandë, ku pronari i një lokali është rrëzuar nga shkallët e për pasojë ka marë dëmtime të shumta në trup, kryesisht në qafë.

Bëhet fjalë për biznesmenin shtetasin P. K. , 47 vjeç, pronrin e një hoteli në Ksamil.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, për shkak të situatës së rëndë të traumave të tij, është kërkuar ndihma e helikopterit për tu transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Shtuar 26.05.2021 03:05