Turqi, avioni rrëzohet në zonën e banuar, raportohet për viktima (VIDEO)

Një avion me një motor u rrëzua sot në një lagje në qytetin e Bursës në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Anadolu.

Për fat të mirë nuk janë shënuar viktima në terren, në vendin ku aeroplani u rrëzua, sipas autoriteteve lokale.

Mësohet se kanë pësuar dëme dy shtëpi dhe dy automjete, si pasojë e rrëzimit të avionit.

Sipas rrjetit televiziv NTV avioni u rrëzua pranë aeroportit Gunouseli, pak pas ngritjes. Në vendngjarje kanë shkuar makina zjarrfikëse dhe ambulanca , raportojnë rrjetet televizive turke./albeu.com


Shtuar 25.04.2022 16:04