15 persona humbën jetën pasi një avion Let L-410 Turbolet u rrëzua në Tatarstan të Rusisë ditën e sotme.
Avioni, i cili kishte 23 persona në bord, u rrëzua rreth orës 9:11 të mëngjesit (me kohën e Moskës) në qytetin e Menzelinsk.
Sipas një raporti të agjencisë ruse të lajmeve, 7 persona janë shpëtuar deri më tani. Raportohet se nga 23 pasagjerët, 21 prej tyre ishin parashutistë./albeu.com