OKB: Të paktën 1207 viktima civilë deri më tani në Ukrainë, mes tyre një gazetar

Sipas shifrave të fundit të OKB-së, ka pasur 1207 viktima civile që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Ky numër përfshin 406 njerëz të vrarë dhe 801 të plagosur, por shifrat “ka të ngjarë të jenë shumë më të larta”, thotë Liz Throssell, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Shumica e lëndimeve janë rezultat i “sulmeve ajrore dhe armëve shpërthyese”, thotë OKB-ja, me “qindra ndërtesa banimi” të shkatërruara në qytete anembanë Ukrainës.

Raportohet se një gazetar është vrarë.

OKB-ja ka shprehur gjithashtu shqetësimin për “ndalimin arbitrar” të mbështetësve pro-ukrainas në zonat nën kontrollin ushtarak rus – si dhe dhunën kundër atyre që konsiderohen si pro-rusë në territoret e kontrolluara nga qeveria ukrainase.

Shifrat e fundit të OKB-së sugjerojnë se rreth 12,700 njerëz janë arrestuar në Rusi për organizimin e protestave paqësore kundër luftës.

Organizata kritikoi “ligjet represive” të vendosura së fundmi nga Rusia që vendosin dënime me burg deri në 15 vjet për ata që akuzohen për përhapjen e të ashtuquajturit informacion “të rremë” në lidhje me pushtimin, ose diskreditimin e forcave të armatosura ruse.


Shtuar 8.03.2022 14:02