Rreziqet nga sulmet kibernetike, Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, prite  të mbledh sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar në lidhje me sigurinë kibernetike në vend.

Mbledhja me temë “Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë” do të zhvillohet në orën 12:00.

Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim.

Vendi ynë ra pre e sulmeve kibernetike iraniane verën e kaluar. Gjatë sulmit kibrenetik të korrikut të vitit 2022 u pamiundësua përdorimi i portalit e-Albania, portal ynë shtetëror që  ofron një sërë shërbimesh digjitale, siç janë regjistrimi në shkollë, aplikimet për dokumente personale, regjistrimi i të drejtave të pronës dhe regjistrimi i të dhënave të biznesit.

Për më tepër, sulmi përfshinte edhe rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme, të cilat u morën më herët nga serverët e shtetit, thuhet në analizën e Microsoft-it.

Shumica e këtyre të dhënave u botuan në faqen e internetit HomeLand Justice dhe në grupin me emër të njëjtë në aplikacionin Telegram.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë:

1. Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Zonja Lindita NIKOLLA

2. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Zoti Edi RAMA

3. Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda BALLUKU

4. Ministri i Mbrojtjes, Niko PELESHI

5. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta XHAÇKA

6. Ministri i Drejtësisë, Ulsi MANJA

7. Ministri i Brendshëm, Blediar ÇUÇI

8. Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Delina IBRAHIMI

9. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Nasip NAÇO

10. Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben KINGJI

11. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet RRUMBULLAKU

12. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora HYSENI

Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:

1. Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ferdinand XHAFERAJ

2. Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Igli TAFA

3. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda KARÇANAJ

Njoftimi i Presidencës

Presidenti i Republikës, Bajram BEGAJ bazuar në pikën 3, të nenit 168 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 10 të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), ka vendosur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, më datë 13 Qershor 2023 ora 12:00, në sallën e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në Institucionin e  Presidentit të Republikës, me temë:

“Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë”

Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim. Insititucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë:

  1. Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Zonja Lindita NIKOLLA
  2. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Zoti Edi RAMA
  3. Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda BALLUKU
  4. Ministri i Mbrojtjes, Niko PELESHI
  5. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta XHAÇKA
  6. Ministri i Drejtësisë, Ulsi MANJA
  7. Ministri i Brendshëm, Blediar ÇUÇI
  8. Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Delina IBRAHIMI
  9. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Nasip NAÇO
  10. Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben KINGJI
  11. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet RRUMBULLAKU
  12. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora HYSENI

Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:

  1. Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ferdinand XHAFERAJ
  2. Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Igli TAFA
  3. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda KARÇANAJ

/albeu.com/


Shtuar 13.06.2023 08:22