Rrëzimi i helikopterit që mbante ministrin e Brendshëm ukrainas, analisti: E dyshimtë!

Dukshmëria e dobët në Brovary mund të ketë qenë një faktor pas rrëzimit të helikopterit që vrau të paktën 16 persona, ka thënë Peter Zalmayev për Al Jazeera.

“Megjithatë, incidenti ishte shumë i dyshimtë, nuk do të përjashtoja një akt të mundshëm terrorist nga Federata Ruse”, tha analisti i Iniciativës për Demokracinë Eurasia.

Pilotët e helikopterëve e dinë zonën në të cilën fluturojnë dhe pengesat e mundshme pavarësisht nga kushtet e motit, sipas Zalmayev. Qeveria ukrainase po shmangte gjithashtu komentin mbi natyrën e misionit që kërkonte praninë e zyrtarëve të lartë të ministrisë së brendshme në bordin e helikopterit. /albeu.com


Shtuar 18.01.2023 10:42