Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është shprehur se kemi të bëjmë me vazhdimësi të goditjes së trashëgimisë kulturore.
Komentet Meta i bëri në një komunikim për mediat, ku foli për rrëzimin e dekretit për Butrintin.
“Meqë kemi një zhvillim të freskët nga Kuvendi ku Komisoni Parlamentar ka rrëzuar dekretin për Butrintit, një çështje që ka të bëjë me identitetin tonë kombëtar dhe na risolli dhe njëherë një sjelle arrogante në raport me dëgjesën e ekspertëve dhe shoqërise civile. Tregon qartë se deputetë janë të diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të një prej pasurive më të çmuara si Butrintit, vetëm për arsye korruptive dhe ndoshta motive edhe më të thella se kaq. Kemi të bëjmë me vazhdimësi të goditjes së trashëgimisë kulturore”, është shprehur Meta./albeu.com/