Rrëzimi i avionit në Nepal, del video, momentet e fundit para tragjedisë me 16 viktima

Mediet e huaja kanë publikuar pamjet nga minutat e fundit para rrëzimit fatal të avionit me 72 pasagjerë në Nepal.

Momentet e fundit të avionit janë filmuar nga një banor i zonës. Detaje për shkakun e rrëzimit nuk janë bërë të ditura.

Të paktën 16 persona janë gjetur të vdekur deri më tani në distriktin Pokhara të Nepalit (qendror), siç tha një zëdhënës i ushtrisë nepaleze .

“Ne presim të gjejmë më shumë trupa ,” tha zëdhënësi i ushtrisë Krishna Bandari për agjencinë e lajmeve Reuters.

Një zyrtar lokal duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve kineze Xinhua tha se avioni, i cili po fluturonte për në Pokhara nga kryeqyteti Katmandu, u rrëzua pranë lumit Seti./albeu.com/


Shtuar 15.01.2023 08:21