Kanë dalë të tjera detaje shokuese nga rrëzimi i avionit kinez me 133 persona në bord.
Ngjarja ndodhi më 21 mars të këtij viti dhe nuk mori rëndësinë e dukur nga luftimet e përgjakshme në Ukrainë.
Bëhet fjalë për avionin Boeing 737 të kompanisë kineze China Eastern i cili u rrëzua në kodrat e qytetit Wuzhou, në Kinën lindore.
Sipas autoriteteve kineze, në aksidentin ajror humbën jetën 133 persona. Por disa detaje, duke filluar nga trajektorja e mjetit fluturues, nuk bindën totalisht hetuesit e tragjedisë. Sot, ekzaminimi paraprak i kutisë së zezë të mjetit shton këto dyshime.
Disa detaje nuk bindën totalisht hetuesit e tragjedisë. Sot, ekzaminimi paraprak i kutisë së zezë të mjetit shton këto dyshime
Boeing, sipas këtyre vrojtimeve, ka rënë në mënyrë të vullnetshme, nga dora e njeriut, si vlerësim i një personi që në atë moment ndodhej në kabinë. Ajo që ende nuk dihet është nëse ai person është vetë një nga pilotët, ose një person i tretë.
Përfundimet shokuese dolën ditën e sotme si ekskluzivë e gazetës amerikane ëall Street Journal. Një dinamikë e përafërt me aksidentin e fluturimit 9525 të Germanëings në 2015, për shkak të vendimit për vetëvrasje të pilotit Andreas Lubitz
Avioni po fluturonte me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit, dhe ka ndërruar trajektore menjëherë dhe pa asnjë arsyeje racionale, pa kërkuar asnjë ndihmë kullës së vrojtimit, madje kur pikërisht kulla kishte kërkuar shpjegime për manovrat e rrezikshme, asnjë nga pilotet është përgjigjur, një dinamikë kjo e përafërt me aksidentin e fluturimit 9525 të Germanëings në 2015, i nisur nga Barcelona për në Dusseldorf.
Atëherë, 150 persona ndërruan jetë në afërsi të Nicës, për shkak të vendimit të ndihmës pilotit Andreas Lubitz, që priti daljen e përkohshme të pilot për të mbyllur kabinën, duke vënë në skenë një vetëvrasje të planifikuar që u shndërrua në një nga tragjeditë e mëdha të aviacionit europian.