Rrezikon mandatin për shkak herësit, kandidati i PDIU në Fier “presion” numëruesve

Kandidati për deputet në Qarkun e Fierit, Agron Kapllanaj rezulton më i votuari në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike duke marrë deri më tani 8,333 dhe nëse ky numër kalon 10 mijë, atëherë ai skualifikon kandidatin fitues që ka më pak vota në listë.

Por njëri prej kandidatëve, i cili aktualisht është në listën fituese, Nustret Avdullai, i cili ka marrë 1,929 vota, thotë se po tjetërsohen votat për kandidatët.

Ai u bën apel numëruesve që të tregohen korrekt deri në fund, ndërsa iu kujtoi atyre se do të ndiqen penalisht për çdo shkelje.

Më tej, ai tha se disponon materiale filmike që do t’i vendosë në dispozicion për të verifikuar çdo votë.

Pjesë nga deklarata: Doja të shprehja një shqetësim në lidhje me procesin që vazhdon. Shqetësimi im është për tjetërsimin e votës. I bëj apel numëruesve që do të ndiqen penalisht për çdo veprim abuziv që do bëjnë në tjetërsimin e votës.

Unë si përfaqësues i PDIU disponoj të gjithë materialet filmike dhe do t’i vëmë në dispozicion për të verifikuar çdo votë. Ju bëj dhe njëherë apel të jenë korrekt me ligjin. Besoj e kanë të qartë ligjin se çfarë parashikon tjetërsimi i votës.

Shqetësimi konkretisht është për parregullsitë që kemi hasur tek KZAZ 57 dhe mora shkas nga ky shqetësim për t’i paralajmëruar që të jenë të kujdesshëm me ligjin dhe të jene korrekt. Të jenë korrekt deri në fund. Do shikojmë procesverbalin dhe do merremi konkretisht me problemet që kemi hasur aty në një moment të dytë mund t’ju sqaroj për më tepër.

Po e ngre si shqetësim jo vetëm për veten por për të gjithë nuëmruesit, për të gjithë procesin. Numërimi i votave për secilin kandidat duhet të jetë po aq i kudjesshëm siç ishte për të gjitha subjektet.

Votat e pavlefshme janë hall më vete. Me gjithë problemet që ka si proces, besoj e keni vënë re të gjithë me gabimet që kanë bërë me votat e pavlefshme që janë shumë. Megjithatë është një gje tjetër që i përket instancave të tjera.

Ky problem është vënë re në përgjithësi. Ky fenomen ka filluar të bëhet shqetësues. Prandaj jam para jush për të ngritur këtë shqetësim.

Shtuar 28.04.2021 23:26