Rrezikon burgun! Përfundon shqyrtimi për dënimin e Adriatik Llallës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar shqyrtimin e dosjes së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Gjatë seancës së sotme, çështja e Adriatik Llallës u rigjykua vetëm në 5 seanca, ndërsa pretenca do të jepet nga Prokuroria më 20 maj.

Me rigjykimin e çështjes, ish-kryeprokurori Llalla humb të drejtën për gjykim të shkurtuar dhe uljen e 1/3 së dënimit, nëse shpallet fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij. /albeu.com/

 

 


Shtuar 7.05.2021 11:50