Pas helmimit të 180 personave në Kukës kanë dalë analizat e kryera nga ISHP.
Sipas rezultateve të analizave uji nuk ka përmbajtje bakterologjike.
Të dhënat e analizave të Institutit të Shëndetit Publik, tregojnë se uji është i pastër dhe qytetarët nuk janë helmuar nga uji i pijshëm.
Pas rezultatit të analizave ka reaguar edhe kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici i cili thotë se analizat treguan se qytetarët nuk u helmuan nga uji që rrjedh nga tubi kryesor.
“Ka ardhur përgjigjia e analizave, me firmë me vulë, shikojini zero, zero. I keni te Instituti publik, ju bëj thirrje qytetarëve ta pinë ujtin, e them me përgjegjësi të plotë. Nuk mund të flasësh, është çështje e prekshme për ne, nga sot kemi të gjitha analizat një për një.
Uji është brenda standardeve kjo edhe nga analizat e ardhura nga ISHP, nga sot kemi të gjitha analizat e të gjithë Kukësin dhe lagjen Muja në Shtiqen që vërtetojnë që uji është i pastër, nuk ka patur helmim të qytetarëve nga uji.
Thirrje qytetarëve që të pijnë ujin e pijshëm, uji është i pastër me te gjitha parametrat bakteriologjike, fizio-kimike sipas ligjit. Garantojmë se uji i pijshëm me të cilët furnizohen nga ujësjellësi i Kukësit është i pastër.
Me ujë po furnizohen edhe banoret e lagjes Muja të Shtiqnit ku pati shqetësime të banorëve për ndotjen e ujit, 5 shtëpi kane patur këtë shqetësim.
Fjala helmim do të thotë se mijëra qytetarë të ishin në spital, të gjithë ata shpifësat e që hapën panik, kjo lloj viroze mund të vinte, këta ta interpretojnë si të duan”, tha Gjici.