Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Selenicë, ku një 38-vjeçar mbajti peng një familje dhe përdhunoi vajzën 17-vjeçare të kësaj familjeje, e cila ishte me probleme me shikimin.
Kryefamiljari i familjes me 8 anëtarë që u bënë pre e një grabitje të dhunshme nga ana e 38-vjeçarit Vitrin Çobaj, ka rrëfyer detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë.
“Ishte ora 6 e mëngjesit, unë kur dola pashë një njeri me maskë. Kur u futëm në banesë, ata kishin kyri te dhoma e fëmijëve. Ishte me maskë të kuqe. Aty kisha 5 fëmijët. Mua më drejtoi armën dhe u ula në tokë. Kurse gruas i tha më bëj një kafe dhe sillma këtu. I tha gruas hajde provoje kafen se mos më ke hedhur ndonjë helm, pastaj e piu kafenë ai. Pastaj na futi brenda në banesë te dhoma jonë ne të dy burrë dhe grua dhe na lidhi ne të dyve. Më pas lidhi edhe bashkëshorten. Dhe më pas me kërcënimin e armës veproi ndryshe me gruan, e zhveshi dhe nuk dhunoi. Pasi bëri këtë gjë u largua nga dhoma jonë dhe vajti te dhoma e fëmijëve. Ka kërcënuar dy cupat e mëdhaja. Cupa e parë ndejti në vend kurse vajza e dytë iku nga shtëpia dhe erdhi te kryeplaku në fshat dhe vajti në polici. Policia erdhi nga Vlora për 25 minuta. Pasi mbaroi me mua mori cupen e madhe dhe e futi te stalla e lopëve dhe e ka përdhunuar forcërisht. Vajza është minorene dhe e sëmurë, invalide grupi i dytë për shkak të shikimit. Unë e njoh autorin dhe është shfaqur si kasap i kam shitur një vic dhe e njohja në zonë. E dallova në zë dhe e identifikova. Na mori lekët që shitëm vicin dhe disa dokumenta të tjera. Ai të marrë dënim të përjetshëm dhe unë atë nuk e fal kurrë atë person”, u shpreh kryefamiljari.
Kujtojmë se 38-vjeçari Vitrin Çobaj u arrestua ditën e sotme nga policia e Vlorës dhe pritet të dalë shumë shpejt para Gjykatës, për masën e sigurisë.