Rrëfimi i dy studenteve afgane në Shqipëri: Largimi nga vendi ynë nuk është zgjidhje, talebanët nuk e duan arsimimin e vajzave

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një intervistë të dy vajzave dhe afgane që janë strehuar përkohësisht në Shqipëri.

Hamasa Zeraak dhe Nikbakht Iqbalzada të dyja studente në Univeristetin Amerikan në Afganistan, kanë treguar sesi vendi i tyre u pushtua brenda pak ditësh nga talebanët dhe si e gjithë kjo situatë preu ëndrrat e tyre në mes.

“Gjithçka u shkatërruar. Isha shumë e stresuar për shkatërrimin e vendit tim brenda natës sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt. Për mua arsimi shërben për të hapur dyert për të arritur objektivat e tua dhe për të pasur një të ardhme të ndritur.”

A ishte e vështirë të linit gjithçka pas në jetën tuaj ?

“Ishte gjëja më e vështirë që mund të bëja në 20 vitet e jetës time. Pasi të largohesh nga vendi ynë nuk ishte asnjëherë alternativë për ne nuk ishte zgjidhje dhe se kishim menduar kurrë që vendi ynë dhe gjërat që kishim bërë atje që e bëmë në të mirë për t’u arsimuar. Për t’i shërbyer vendit tonë por gjithçka u shkatërruar brenda natës. Kështu jam shumë mirënjohëse Shqipërisë se na prit me dashuri dhe me respekt”

A besoni për premtimin e regjimit të ri në Afganistan që do të lejojë shkollimin e vajzave?

“Nuk është një vendim që mund ta marrë tani. Se po thonë një gjë të ndryshme në publik dhe një gjë ndryshe po bëjnë në Afgansitan. Vajzat mund të shkojnë në shkollë deri në klasën e 6 sipas regjimit të tyre. Ata kanë frikë nga dija e njerëzve. Pasi ata e dinë se çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë.”

Ato tashmë janë strehuar në Shëngjin dhe shpresojnë që një ditë të kthehen në vendin e tyre pa frikë.

Ndiqni në videon më poshtë intervistën e plotë./albeu.com


Shtuar 4.09.2021 12:33